12.9 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët e tyre potencialë për “play-off” të Ligës së Konferencës

Sot në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për fazën e “play-off” të Ligës së Konferencës.

Dy skuadrat kosovare të mbetura në garë, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në raundin i cili është determinues për kalimin ose jo në fazë grupore. 

Ballkani ka pasur një favorizues përsëri, ku potencialisht do të luajë me humbësin e duelit Minsk – Lincoln.

Megjithatë, fillimisht skuadra kosovare duhet të kalojë pengesën e quajtur Larne, ku do të ndeshet me të në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. 

Ndeshja e parë ndaj Larnes zhvillohet në Prishtinë më 8 gusht, teksa ajo kthyese në Irlandë një javë më vonë, ku do të kuptohet më pas skuadra e cila do të kualifikohet në “play-off”. 

Ndërkohë, Drita do të ketë një short shumë më të vështirë, pasi në rast se e kalon pengesën aktuale të ekipit nga Letonia FK Auda, atëherë në “play-off” do të luante me fituesin Brondby – Legia, dy kundërshtarë tejet të fortë, të dyja të cilat kishin eliminuar Llapin këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img