Këtë të diel u bë tërheqja e shortit për grupet e fazës kualifikuese për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Kombëtarja e Kosovës u shortua në Grupin I, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën – shkruan Gazeta Express.
Pas shortit, një përkrahje për “Dardanët” erdhi nga Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”.
Morina, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, bëri të ditur se do ta ndjek Kosovën në të gjitha ndeshjet.
“Ballisti” gjithashtu shkroi se ai do të “struket te bastioni i patriotizmit shqiptar, që quhet Kosovë”.
Postimi i plotë nga Morina (pa ndërhryje):
“Do e ndjek Kosovën në gjitha ndeshjet sepse ka nëvojë më shumë për skena ndërkombtare dhe absolutisht meriton më shumë.
Përderisa Tirana ta ketë mish e koc me Beogradin dhe Athinën unë do strukem te bastioni i patriozmit shqiptar që quhet Kosovë me kryeqytet Prishtinën”.