Pasi që dje prijësit të luftës të serbëve të Bosnjë-Hercegovinës Radovan Karaxhiq gjykata e Hagës ia konfirmoi aktgjykimin dënues për krimet më të rënda të luftës, shkaku i të cilave është dënuar me burgim të përjetshëm, një pjesë e medieve në Serbi e mbron dhe atë aktgjykim e konsideron të padrejtë
“Kurir”-i serb kështu në ballinën e sotme thekson se në Hagë më së shumti janë dënuar serbët – 1170, deri sa kroatë janë dënuar 300, boshnjakë 42, ndërsa ka titull “Pardejtësi, ky është aktgjykim i tërë kombit”.
Se aktgjhykimi është i padrejtë, shkruan edhe “Telegraf”-i serb. “Turp i Gjykatës së Hagës Radovani është dënuar me burgim të përjetshëm”.
Se fjala është për një “padrejtësi të tmerrshme” shkruan në ballinën e “Informer”-it, i cili thekson se dënimi për Radovan Karaxhiq është “krim i Hagës”.
“Alo” në ballinë shkruan se Karaxhiq është dënuar me vdekje prapa grilave, deri sa “Vecernje novosti” shkruan se “Kjo nuk ka të bëjë fare me drejtësinë”.