Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Fieri teksa ka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit është shprehur se Partia Socialiste do të fitojë bindshëm.
“Unë do të propozoj Armandon si kandidat për Kryetar bashkie, por dua që ne të jemi si një ekip me njëri-tjetrin, kemi një detyrë shumë të madhe, që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Për ne si socialist ata janë një përfitim i madh që i kemi përball, për Shqipërinë janë një dëm i madh. Dhe e vërteta është që Shqipëria ka më shumë rëndësi sesa partia ndaj duhet që ta shpëtojmë edhe Shqipërinë. Sepse një fitore e thellë e Partisë Socialiste në 14 Maj do t’i shërbejë më së miri edhe opozitës, do ta çlirojë dhe opozitën nga një pengmarrje kaq shumë vjeçare”, tha Balla.