Site icon PrishtinaPress

Balje: Kam kushtet e mia për të votuar qeverinë e Kurtit, si krejt deputetët e tjerë

Deputetja e SDU-së, Duda Balje, në një prononcim gjatë emisionit “Debat Plus”, ka ftuar publikisht kryeministrin Albin Kurti që të marrë pjesë në një dëgjim me qytetarët në Reçan, ku pritet të diskutohet për çështjet që prekin komunitetin boshnjak.

Ajo theksoi se vendimi i saj për të mbështetur ose jo qeverinë e ardhshme do të bazohet në rast se plotësohen kërkesat e saj.

“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është i ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thojnë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazi mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart”, tha Balje.

Exit mobile version