-3.4 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Buy now

spot_img

Balje: Jam kundër LGBTQ sepse boshnjakët që më votuan janë kundër

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se qëndrimi i saj kundër komunitetit LGBTQ reflekton bindjet e votuesve që ajo përfaqëson.

“Në momentin kur kam dalë kundër komunitetit LGBTQ, kam renditur arsyet. Mua më ka sjellë në Kuvend vota e boshnjakëve për t’i përfaqësuar, dhe jam e bindur se asnjë boshnjak nuk e përkrah këtë”, ka deklaruar Balje.

Kur u pyet nëse po keqpërdor fuqinë politike në Kuvend duke shkelur të drejtat e komunitetit LGBTQ, Balje e mohoi këtë, duke theksuar se qëndrimi i saj bazohet në përfaqësimin e zërit të komunitetit boshnjak.

“Jo, nuk jam duke shkelur të drejtat e njeriut. Kam folur shumë herë për Kodin Civil”, ka shtuar ajo në RTVD.

Ajo mes tjerash ka potencuar se shoqëria kosovare, sipas saj, nuk është ende gati për të pranuar ndryshime të tilla që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBTQ, pasi ka komunitete tjera që janë në situata më keq, si personat me aftësi të kufizuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img