-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Bali Muharremaj, sqarohet rreth zërave të aderimit të tij në Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka dal me sqarim në “Facebook” rreth zërave se ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Sqarim

Unë jam Kryetar i Komunës së Suharekës i votuar edhe për mandatin e dytë sipas procesit zgjedhor.

Jam kryetar i degës së AAK-së në Suharekë.

Mirëpo përderisa jam në mandatin e kryetarit të komunës, ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim.

Fushata Zgjedhore na dallon politikisht me oferta zgjedhore, ndërsa me momentin e dhënjes së betimit si kryetar komune, qeverisja për qytetarët nuk ka dallime.

Sot ka qenë FESTARI dhe jo 1 Prilli.

Asnjë kontakt me kurrfarë subjekti politik për aderime nuk kam pasur dhe as që mendoj të kem.

Natyrisht s’kam kohë t’ju përgjigjem secilës propagandë e aq më tepër kur jam në vlugun e punës.

Jam i përkushtuar dhe i angazhuar t’ju shërbej qytetarëve në 24 orë, pa dallim.

Komuna e Suharekës është shtëpia ime e madhe dhe unë jam kryeshërbëtori i saj.

Me respekt

Bali Muharremaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img