Enver Balaj, Sekretar i Këshillit të Prindërve ka bërë ftesë që të mos bëhet panik për furnizimin e nxënësve me libra.
Ai ka thënë në Edicionin Special në Klan Kosova se për më pak se një javë gjithçka do të jetë në rregull.
“Për 3-4 ditë gjithçka do të rregullohet. Besoj që të hollat do të kalojnë tek aplikantët. Edhe po të zgjatet 3-4 ditë nuk është problem. Edhe më herët shpërndarja nuk është bërë para 3-4 shtatorit”.
Ai ka thënë se situata e krijuar nuk duhet të ndikojë në mosfillimin e vitit shkollor në kohë.
“Libra ka të mjaftueshëm sepse libraritë janë përgatitur për tenderim. Shtëpitë botuese kanë stoqe dhe të janë të përgatitura për shitjen e librave”.