Site icon PrishtinaPress

Balaj “godet” Abrashin dhe Xhakën: Grupi i Kombëtares vazhdon të jetë i fortë

Bekim Balaj ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Bosnjes.

Me theks të veçantë ai foli për atmosferën në skuadër, duke e vlerësuar atë si shumë të mirë, pavarësisht largimeve të Amir Abrashit dhe Taulant Xhakës.

“Unë nuk e di arsyen e vërtetë pse Xhaka dhe Abrashi u larguan nga grumbullimi. Atmosfera në skuadër është e mirë, siç ka qenë gjithmonë.

E kemi treguar përherë se kemi ecur mirë dhe kemi arritur rezultate falë grupit të mirë qe kemi krijuar gjatë këtyre viteve”, deklaroi Balaj.

Exit mobile version