Bekim Balaj ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Bosnjes.
Me theks të veçantë ai foli për atmosferën në skuadër, duke e vlerësuar atë si shumë të mirë, pavarësisht largimeve të Amir Abrashit dhe Taulant Xhakës.
“Unë nuk e di arsyen e vërtetë pse Xhaka dhe Abrashi u larguan nga grumbullimi. Atmosfera në skuadër është e mirë, siç ka qenë gjithmonë.
E kemi treguar përherë se kemi ecur mirë dhe kemi arritur rezultate falë grupit të mirë qe kemi krijuar gjatë këtyre viteve”, deklaroi Balaj.