Bakllavaja me arra dhe mollë është ideale për festa dhe fundjavë
Përbërësit:
▪ 1 kg mollë të qëruara
▪ 100 g arra të grira
▪ 150 g kumbulla të thata
▪ 6-7 lugë bollgur
▪ 1/2 pluhur për pjekje
▪ 1 lugë çaji kanellë
▪ 1/2 kg kore bakllavaje
▪ 150 ml vaj
▪ 2,5 gota ujë
▪ 2,5 gota sheqer
Përgatitja:
Pastroni dhe grijini mollët. Grini arrat trash dhe zhytni në ujë kumbullat që të zbuten. Përzieni kumbullat dhe arrat e grira, si dhe mollët e grira, më pas shtoni grizin dhe kanellën.
Koret mbuloni me vaj, më pas mbushni dhe i rrotulloni. Rendisni të gjitha në një tepsi dhe piqni.
Piqeni bakllavanë në 180-200 gradë për afro gjysmë ore. Më pas, mbi bakllavanë e sapopjekur hidhni shurupin pak të ftohur dhe lëreni të thithë lëngun e të ftohet.
Ju bëftë mirë!