Site icon PrishtinaPress

“Baju prej këtu”, përplasen Arben Gashi e Dimal Basha

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është përplasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashën.

Gashi e mori fjalën në Kuvend për të treguar se LDK-ja nuk do ta votojë marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sitemit të ndihmës sociale në vend.

Ai tha se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në votim, për shkak të një statusi në Facebook të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Deri tani ne si Grup Parlamentar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i votuam. Njërën prej tyre që konsideruam që është e papranueshme e votuam kundër. Në këtë marrëveshje nuk do të marrim pjesë në votim, për shkak të sjelljes së ministrit Murati, këqyrja statusin që e ka shkru në Facebook, dhe kjo është e papranueshme”, deklaroi Gashi.

Pas Gashit, fjalën e mori deputeti i LVV’së, Dimal Basha, i cili deklaroi se LDK-ja po bën filma.

“Ka rëndësi që marrëveshjen e votuar kundër. Është hera e parë në histori të ëktij Kuvendi që një Grup Parlamentar voton kundër, që është për shtresën më të varfër të këtij vendi. Tash janë marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, voto kundër, dil voto kundër e ke mundësinë. Po s’muni ju me dalë me votu kundër disa marrëveshjeve, kemi qëndrime, që është turp, edhe dilni tash këtu boni filma…është shumë turp çka keni bo sot”, ka deklaruar Basha.

Derisa Basha po shkonte në vendin e tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia dha fjalën për replikë Gashit.

E kjo gjë e pengoi Bashën e VV’së.

“S’ka të drejtë fjale ky se s’e ka pas fjalën…po s’ki bre të drejtë për replikë, s’ka të drejtë replike kryetar”, tha ai.

Pas këtyre fjalëve, Gashi iu drejtua Bashës me fjalët “S’ki nevojë me folë ti këtu, baju, baju prej këtuhi, largohmu prej këtuhi…”.

Ndërkaq kreu i Kuvendit i tha Bashës të ulet në vendin e tij.

“Dimal, vazhdo në vend, ulu”, iu drejtua Konjufca Bashës.

Exit mobile version