Partia e Kadri Veselit e ka zyrtarizuar, Bajrush Xhemajlin, si Nënkryetar Organizativ i PDK’së. Këtë njoftim e kanë dhënë pas Konventës, në të cilën kanë bërë edhe disa ndryshime në Kryesinë e kësaj partie.
Bajrush Xhemajli është bërë Zëvendës i Kadri Veselit në PDK. Ai ka marrë pozitën e Nënkryetarit Orgnizativ.
Këtë e ka bërë të ditur PDK nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë treguar se kjo parti do të angazhohet për angazhimin e grave prej 40 për qindësh në institucionet e Kosovës.
“Bajrush Xhemajli, nënkryetar organizativ i PDK-së, falenderoi të gjitha strukturat nëpër degët e PDK-së, ndërsa Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike, pohoi se lidershipi i PDK-së, bashkë me kryetarët e Degëve, të angazhohet që të zbatohet vendimi i kryetarit dhe strukturave drejtuese të partisë, për rritjen e përqindjes së gruas në kuotën 40 përqind”, thuhet në njoftimin e PDK’së.