Site icon PrishtinaPress

Bajrami – Vetëvendosjes: 2.1 milionshin s’mund ta përdorni për të më sulmuar, Ismajli me votat e juaja u zgjodh Guvernator

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reguar deputetit të VV-së, Arber Rexhaj, i cili e ka fajësuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, gjatë kohës sa ishte ministre.

Bajrami ka thënë se personat përgjegjës për krimin i ka denoncuar dhe ata janë në burg.

Madje, Bajrami e ka përmendur faktin që VV e ka votuar drejtorin e atëhershëm të Thesarit të shtetit, Ahmet Ismajlin, për Guvernator të Bankës Qendrore.

“2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së”, ka shkruar Bajrami.

Sipas ish-ministres, VV që dy vite e gjysmë janë duke kërkuar për shkelje ligjore në ministritë që i ka drejtuar Bajrami, por s’kanë gjetur asgjë.

“Unë flasë sepse nuk i friksohem të kaluarës sime, veç keni me shpifë se kurrë asnjë shkelje s’keni me gjetë”, ka shkruar tutje ajo në Facebook.

Exit mobile version