-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Vazhdon korrupsioni qeveritar, KEK-u sot nënshkroi kontratën e 16-të njëburimore

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka akuzuar qeverinë sërish për korrupsion me kontrata njëburimore.

“Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

“Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”,

“Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00”.

“Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro”.

Bajrami e ka quajtur këtë korrupsion serioz nga ana e qeverisë dhe ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurit dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të deklarohen për këto kontrata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img