-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë.

Bajrami ka shkruar se kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje nga institucionet shtetërore.

“Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa dy vajzat e zhdukura gjenden në Pejë. Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ”Kadi Zeka” në Pejë. Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka rrëfyer një rast në Angli në kohë sa ka qenë studente se si të gjitha televizonet dhe gazetat kanë raportuar për javë të tëra për dy vajza të zhdukura derisa ato janë gjetur.

“Me kujtohet më 2003 kur kam qenë studente në Angli, u patën zhdukë 2 vajza 13 vjeçare. Me javë të tëra, derisa ato janë gjetur krejt kanalet televizive, krejt gazetat, krejt aparati shtetëror nuk kanë folë për asgjë tjetër pos për dy vajzat e zhdukura. Te ne, për këtë rast ka heshtje pothuajse në të gjitha institucionet”, ka thënë ajo.

Tutje Bajrami është shprehur se në situatën e tillë, ministry i Brendshëm, kryeprokurori, Drejtori i Policisë e shefi I AKI-së do duhej të mbanin konferenca të përditshme.

“Në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin. Kjo është ngjarje e dhimbshme. Jam e sigurt se derisa vajzat të gjenden për familjet dhembja është me e rëndë se vdekja. Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që jeni të kontribuoni në zbardhjen e rastit. Ndërsa, institucionet e shtetit, të gjitha bashkë edhe me mediat, të çohën në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura”, ka thënë Bajrami.

Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur. Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre.

Ditë më parë policia ka njoftuar se rasti i zhdukjes së tyre është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img