1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Rritja e pagave gjatë fushatës është skemë e korrupsionit publik

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të rritur pagat në kohë të fushatës elektorale duke e akuzuar LVV-në për “skemë të korrupsionit publik”.

Ajo shpjegoi se si pushteti aktual nuk i rriti pagat në vitin 2022 kur Kosova po përballej me inflacion të paprecedentë të produkteve bazë.

“Ne e pamë që inflacioni në vitin 2022, që është mesatarja e krejt çmimeve duke përfshirë edhe produktet e luksit, parfumit, kozmetikes dhe gjithçka, është 11.6 për qind. Por kur t’i marrim ne produktet të cilat i blejmë për çdo ditë, në vitin 2022, 50 për qind ka pasë minimum ngritje të secilit çmim. Tash LVV nuk e ka ngrit pagën për qytetarët në atë kohë por po e ngrit tash në kohë të fushatës. Dmth, definitivisht, për neve si LDK, çdo shpërndarje e parasë publike, e taksave të qytetarëve për të blerë mbështetje elektorale, është skemë e korrupsionit publik.” – tha ajo në “Pressing” të T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img