Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thnë se Qeveria Kurti nuk ka hyrë në borxh, por kanë hyrq qytetarët e Kosovës.
Ky reagim i saj vjen pas një fjalimi të ministrit të Financave, Hekuran Murati në Gjakovë, i cili është shprehur se qeveria e tanishme nuk po merr borxh, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rritura. Në katër vitet e fundit inflacioni ka qenë 21.5%”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
“Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët Kreditë në banka kanë arritë shumën 5.6 miliardë Euro, 15.7% më shumë se në vitin 2023. Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë”.
“Por e vërteta qëndron ndryshe nga deklaratat e Muratit:
- Qeveri ka vazhdu me marrë borxhe, nuk kanë marrë vetëm kur s’kanë mundur t’i ketë 80 vota në Kuvend.
- Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata.
- Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja. Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët”.