3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Që në fillim të mandatit, ministri i Financave ia ka rritur pagën vetës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili krahasoi dje sjelljet e opozitës me ato të shushunjave, autorësinë e të cilit postim qytetarët e vunë në dyshim.

Gjatë një paraqitje në Rubikon të Klan Kosovës, Bajrami kujtoi se Murati, që në fillim të marrjes së pozitës, ka rritur pagat e kryeministrit, ministrave, zv.ministrave, këshilltarëve politikë, asistentave dhe të shoferëve.

“Ministri i Financave i cili në fillim të mandatit ia ka rritur pagën vetës. Ka pasë një vendim të ish-kryeministrit Haradinaj i cili i ka rrit pagat në atë kohë për kabinetin qeveritar. Me të ardhur në pushtet kryeministri Kurti, në bashkëqeverisje me LDK-në, pas dy jave e ka shfuqizu vendimin e zotit Haradinaj dhe i ka ulë pagat. Kur kanë ardhur në pushtet për të dytën herë, pikërisht në muajin e parë ai i ngrit pagat. D.m.th., Hekuran Murati që fliste dje për shushunjat, ai e ka ngritë në fillim të mandatit pagën e vetë me rreth 45 për qind. Ka ngritur pagën e kryeministrit, ministrave, zv.ministrave, këshilltarëve politikë, asistentave dhe të shoferave. Të komplet stafit. Dhe sot, kur jemi në fushatë elektroale po thotë; Hajde t’i rrisim pensionet për nga 20 euro.” – tha Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img