Site icon PrishtinaPress

Bajrami: Projektligji për Fondin Sovran do të shkojë në Kushtetuese, shihni çka thonë këto nene

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Projektligji për Fondin Sovran është antikushtetues.

Njëherësh ajo thotë se mendësia qeverisëse e VV-së po i bën dëm vendit.

“Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse  ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues”, shkruan tutje ajo.

Shkrimi i plotë:

Antikushtetues ”Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës”

Pasi kanë kaluar disa muaj nga prerja e shiritit të projektit të vetëm infrastrukuror “Ura e Staradranit” , tani Qeveria po flet për Fondin Sovran.

Sot e lexova Projektligjin për Fondin Sovran që është në konsultim publik. Kam shumë vërejtje, shumë pyetje, shumë komente por mbi të gjitha me vjen sinqerisht keq për mendësinë qeverisëse të LVV-së dhe dëmet që po ia bëjnë vendit.

Tentativa me kapë çdo gjë, me shpërfillë çdo procedurë, çdo ligj, për më tepër me ligj me tejkalu edhe Kushtetutën, këtë vetëm qeveria e LVV-së e bën.

Që të mos ju lodhë me detajet shihni veç çka thotë Neni 65, pika 1 dhe 2 e Projektligjit për Fondin Sovran:

Neni 65

Zbatimi i ligjit

”1. Ky ligj mbizotëron ndaj legjislacionit për shoqëritë tregtare, ndërmarrjet publike, Trepçën, Agjencinë e Privatizimit, administrimin e pronës publike, prokurimin publik, si dhe kontabilitetin dhe raportimin financiar.

2. Legjislacioni i punës nuk zbatohet lidhur me përzgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të organeve dhe zyrtarëve të Fondit dhe të ndërmarrjeve.”

D.m.th. ky Fondi ka me e “zhvillu vendin” duke anashkalu krejt ligjet në fuqi. Për këtë Fond, bordin dhe organet e tij, që do të emrohen nga Qeveria/LVV-ja, s’ka me pasë Ligj të prokurimit – tenderat direkt me dosta/negociim i drejtëpërdrejtë, s’ka nevojë për kontabilitet, raportim finaciar, ligj të punës hiç se hiç, thjeshtë duhet me qënë i pëlqyshëm për pushtetin dhe mjafton.

E ja ku po them publikisht, që gjëra të tilla nuk do të lejohen. Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse  ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues.

 

Exit mobile version