Dërgimi në Gjykatën Kushtuese të Ligjit për pagat në sektorin publik është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, , është shprehur optimiste se Kushtetuesja do ta shfuqizoj ligjin e pagavë pjesërisht, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit.
“Ne kemi pas shumë vërejtje për Ligjin e pagave. Qeveria ka pas një strategji për t’iu shmangur atakimit të këtij Ligji në Gjykatë Kushtetuese nga ana e deputetëtve të Kuvendit të Kosovës, duke caktuar koeficientin e pagave me Ligj të Buxhetit pasi kishin kaluar afatët ligjore për ankesë.
Të gjitha padrejtësitë e këtij Ligji janë shpërfaqur me caktimin e vlerës monetare të koeficientit.
Më tej, deputetja Bajrami theksoi se në shumë institucione ka pas pakënaqësi sepse ka ulje të pagave, e kur marrim parasysh edhe inflacionin kjo më të vertetë është e papranushme andaj edhe LDK-ja nuk e ka përkrahë këtë Ligj që nga fillimi.
“Personalisht mendojë se është veprim i mirë nga Avokati i Popullit i cili kërkoj verifikimin e Ligjit në Gjykatë Kushtetuese, bazuar në 104 ankesa të pranuara nga institucionet e pavarura dhe ato të administratës shtetërore. Siç e thashë, çdo kund ku ka zbritje të pagës ka cënim të pronës të zyrtarëve publikë. Ankesa e Avokatit të Popullit thirret edhe në gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Ligjit paraprak që ishte rrëzuar në tërësi”, dhe sipas Avokatit ato gjetje nuk janë adresuar në tërësi me ligjin aktua, u shpreh ajo, per indeksonline
Më tej, Bajrami tha se pret që Kushtetuesja do t’i shfuqizojë disa nene, “… në të gjitha rastet ku Qeveria ka ndërhy në pavarësinë buxhetore të institucioneve të pavarura si; Gjyqësori, Avokati i Popullit,… dhe shumë institucione tjera”, dhe në ato nene/shtojca ku me caktim të koeficientëve ka ulje të pagave që zyrtarët kanë marrë para hyrjes në fuqi të këtij.
LDK-ja, sipas deputetes, kishte edhe kritika të tjera rreth koeficientit të pagave, pasi Kosova aktualisht ka inflacion galopant. “Në shumicën e rastëve ka rënie të pagës neto, s’ka ngiritje të pagave”, tha ajo.
Kujtojmë se me Ligjin për paga hyri në fuqi me 5 shkurt 2023 dhe vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik është caktuar të jetë 105 euro.