1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami përplaset me deputetët e VV-së, iu përmend zgjedhjen e drejtorit në “Iber Lepenc”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pasur një përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Duke e kundërshtuar Projektligjin për Zyrtarët Publik, deputetët e opozitës kanë thënë se ky Projektligj është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian.

Deputetja Bajrami, duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, tha se edhe kjo parti po e ndjek avazin e vjetër me punësime partiake, duke ia përmendur punësimin e ish-asamblistit të VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili u zgjedh drejtor në ndërmarrjen “Iber Lepenci”.

“Mos vazhdoni me këto avaze punësime e punësime se njëjtë po vazhdoni edhe ju. Kush u zgjedh drejtor në Iber Lepenc, leni këto blofe se po hapni kinse konkurse për diasporë”.

“Po ikin njerëzit nga ndërmarrjet e askush nga diaspora nuk vjen me u zgjedh drejtor i ndërmarrjes. I keni 80 për qind e pozitave me ushtrues detyre”, tha Bajrami./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img