Site icon PrishtinaPress

Bajrami për rënien e Kosovës në indeksin për liri ekonomike: Një tjetër regres i Qeverisë Kurti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë edhe një regres tjetër sa i përket aspektit ekonomik të Kosovës.

Bajrami ka theksuar se Kosova ka pësuar rënie në indeksin e lirive ekonomike, nga 67.4 pikë që kishte më 2020 tani në vitin 2024 ka vetëm 60.6 pikë.

Ajo ka përmendur disa arsyet që kanë çuar në rënien e lirive ekonomike.

“Një tjetër regres i Qeverisë Kurti. Sipas raportit të “Heritage Foundation” të publikuar me 17 korrik, 2024 Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon vetëm 60.6 pikë, derisa në vitin 2020 Kosova shënonte 67.4 pikë. Se keq-qeverisja përkthet në indekse të përkeqësuara nuk kemi pasur asnjë dyshim. Korrupsioni endemik, mungesa e reformave fiskale e strukurore, kapja e dhe politizimi i secilit institucion rregollator, tentimi i ndërhyrjes në ekonomi përmes ligjeve antikushtetuese, natyrisht se lënë gjurmë në liritë ekonomike.” – ka shkruar ajo.

Më tej, Bajrami ka cituar raportin nga organizata “Heritage Foundation” në të cilën është përmendur korrupsion, furnizimi i pasigurt me energji elektrike, ekonomia informale e të tjera çështje.

“Në raportin e publikuar për liritë ekonomike nga organizata “Heritage Foundation”, ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht normave pozitive të rritjes, ekonomia karakterizohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, furnizim i pasigurt me energji, ekonomi e madhe informale dhe me një sundim të ligjit të dobët. Kosova ka zbatuar reforma miqësore për biznesin, por korniza e përgjithshme rregullatore mbetet e rëndë. Aktiviteti i tregut informal mbetet i konsiderueshëm. Tregu formal i punës nuk është zhvilluar plotësisht. Stabiliteti monetar është dobësuar dhe normat e fundit të inflacionit janë rritur me më shumë se 7 përqind”.” – ka shkruar Bajrami në Facebook.

Exit mobile version