Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se grupi parlamentar i VV-së ka kaluar projektligjin për Pagën Minimale, sipas saj ky projektligj ishte koordinuar me Listën Serbe – duke iu referuar përgjimeve.
Ajo tha e me këtë ligj veteranët mbesin jashtë, që do të vazhdojnë të marrin nga 170 euro.
Për këtë, Bajrami pati kritika për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se populli do të ju ndëshkojë.
”Efekti i #AferësZdravo, veteranët mbesin pa rritje të pensionit.
Pas krejt asaj që ndodhi sot në Kuvend Vetëvendosje sapo e kaloj Ligjin për Pagën Minimale, Ligj për të cilin më herët ishin koordinuar me Radoicicin dhe Simicin. I përjashtuan veteranët e UÇK-së. Tash e tutje paga minimale është 264 euro e pensioni i veteranit mbetet VEÇ 170 euro”.
“Çka pritet tjetër prej një qeverie ku ministri i financave i ka quajtur mercenarë ushtarët e UÇK-së e Mimoza Kusari në #AferënZdravo bënë pazare me Srpskan për veteranët. Ky popull nuk ju duron. Ky popull do t’ju ndëshkojë”, ka thënë Bajrami.