-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami-Kurtit: A e keni ditur gjendjen në energjetikë kur keni premtuar ulje të çmimit, Kurti – po flisni si votuese e imja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka pyetur sot kryeministrit Albin Kurti se a ka qenë në dijeni për gjendjen në energjetikë kur pati premtuar për uljen e çmimit të rrymës.

“Kryeministër, a e keni ditur të gjitha këto kur në vitin 2019 kur keni premtuar ulje të çmimit të energjisë? A e keni ditë atëherë gjendjen në sektorin e energjisë”, pyeti Bajrami.

“Bazuar në deklaratat e juaja, protestat e akuzat ju i keni fituar 52 për qind… A e keni ditur se në çfarç gjendje është Termocentrali A, B”, u shpreh më tej Bajrami.

E lidhur me këtë reagoi kryeministri i vendit,

“Po flisni si votuese e imja që nuk ia kam mbajtur premtimin.. programi jonë është shumë i gjatë.

“Nuk kam thënë se do të ulen çmimet e energjisë ditën që bëhem kryeministër… Çka nuk keni bo mirë për 20 vjet e çka keni bo keq për 20 vjet nuk mundem me bo mirë për 10 muaj. Kisha dashtë më shumë se ju por nuk mundem”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img