Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të japë shpjegime pasi Nacionale publikoi një pjesë të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Reagimi i Bajramit:
Albin Kurti duhet të japë shpjegime për këtë bisedë të deputetes së Vetëvendosjes me Radojçiqin. Vetëvendosje duhet të japë llogari para votuesve pse “Erdhi Dita” që Shefja e Grupit Parlamentar të koordinohet me Radoiçiqin.
Duhet të jepni llogari dhe pastaj të jepni edhe dorëheqje.