-1.7 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Buy now

spot_img

Bajrami: Kurti po kërkon edhe një mandat me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti për luftimin e korrupsionit.

Bajrami ka përmendur aferat korruptive që Kurti nuk i ka “shlyer me gomë”.

“Pra, me gomë me i shly paratë e tërhequra nga Martin Berishaj – 1.4 milionë euro, me i shly me gomë 36 milionë euro dëme në KEK, që i ka shkaktu Nagip Krasniqi, me e shly me gomë vendimin e vet për trajtimin sekret të tenderit 10-milionësh të rezervave shtetërore, me i shly me gomë qindra mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarë dhe me i shly me gomë 2123 kontrata sekrete, të bëra në katër sy.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i saj:

Albin Kurti dje në tubimin e hapjes së fushatës, në Gjakovë paska thënë se, nëse vijnë ata në qeveri, “me laps e shkruajnë zhvillimin dhe me gomë e shlyjnë korrupsionin”. Tash merreni me mend: në vitin 2025, një kryeministër që është në qeveri që katër vite, me 51% të votave – me krejt nivelet e pushtetit, po e kërkon mandatin tjetër për ta shlyer korrupsionin me gomë!

Pra, me gomë me i shly paratë e tërhequra nga Martin Berishaj – 1.4 milionë euro, me i shly me gomë 36 milionë euro dëme në KEK, që i ka shkaktu Nagip Krasniqi, me e shly me gomë vendimin e vet për trajtimin sekret të tenderit 10-milionësh të rezervave shtetërore, me i shly me gomë qindra mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarë dhe me i shly me gomë 2123 kontrata sekrete, të bëra në katër sy.

A e shihni tash për çka i duhet Albinit edhe një mandat? Me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite.

Jo, Albin,

Qytetarët në këto zgjedhje do të votojnë për ata që do punojnë, për ata që do ta reformojnë arsimin e shëndetsinë, për ata qo do ta transformojnë Kosovën me projekte të mëdha: në shëndetësi, arsim, energji, sport e kulturë. Për programin që ofron rritje të pagave e pensioneve, që ofron reformë fiskale e ambient me të mirë të biznesit për sektorin privat, e para së gjithash qytetarët do të votojnë për një sistem të drejtësisë, i cili garanton që cep më cep do të kthehen paratë e vjedhura cent më cent.

Qytetarët me 9 shkurt do të votojnë për programin me të mirë, për Lidhjën Demokratike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img