-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Kryeministri duke mashtruar i ka marrë votat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami tha se ftesa e kryeministrit për darkë nuk ishte e  sinqertë.

Në emisionin Interaktiv në KTV, deputetja Bajrami tha se kryeministri duhet të marrë përgjegjësi dhe të dorëzohet.

Deputetja e LDK-së tha se si parti nuk pranojnë shpërndarjen e Kuvendit sepse kjo sipas saj do të amnistonte kryeministrin. “Ai dëshiron të thotë që Kuvendi s’po punon dhe eja të shkojmë në zgjedhje, duke mos pranuar dështimin e tij”, tha deputetja Bajrami.

E pyetur nëse LDK ka frikë të shkojë në zgjedhje, deputetja Bajrami tha se “as partia në pushtet nuk është më e gatshme se LDK për të shkuar në zgjedhje”. Ajo tha se nuk mund të bashkëpunojnë me një njeri që i ka quajtur tradhtarë.

“Ky i ka marr 51% të votave duke mashtruar. Ka thënë që do t’i lirojë çmimet e rrymës e gjithçka tjetër, mirëpo e dimë sa janë rritur çmimet”, tha Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img