Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është përfshirë në debatin rreth Komunës së Prishtinës.
Ajo ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati që të flasë për premtimet që kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore, si ndërtimi I 160 çerdheve, banesat për qiftet e reja e banka zhvillimore.
“Tregoni dikush ministrit të numrave se Prishtina edhe pa mbështetjen e tij po punon më shumë se krejt ministritë bashkë. Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga ai dhe qeveria e tij për Komunën e Prishtinës, për cilën mbështetje e ka fjalën?”, ka shkruar Bajrami duke përmendur bllokimin e 28 milionëve, ndërprerjen e punimeve në rrugën “A” dhe investimet kapitale për vitin 2024.
“Ndërsa sa për krahasime me Qeverinë e LDK-së ia përkujtoj ministrit që kur e ka marrë mandatin rritja ekonomike ka qenë 16%, sot rritja ekonomike është 2%. Të hyrat i ka rritë inflacioni dhe se asnjë euro me shumë nuk i ka aloku Qeveria asnjë komunë që udhëhiqet nga LDK-ja përpos asaj që ju takon me ligj/formulë”.