Site icon PrishtinaPress

Bajrami i reagon VV-së: Ju mbrojtësit e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit, kujt po i thoni hajna?

Deputetja e Lidhjës Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të videos nga Lëvizja Vetëvendosje përmes të cilës kanë sulmuar opozitën.

Bajrami ka reaguar dhe kritikuar shumë ashpër Qeverinë.

“Jeni të mjerë, mjerë ky vend që po e qeverisni, u prishët me miq e aleatë. Dështuat në secilën përpjekje në Veri. Ju që me veprimet e juaja e kthyet përendimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë”.

Tutje, Bajrami iu ka drejtuar atyre duke iu thënë “Kujt po i thoni hajna ju”?

Ju mbrojtësit e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit?!

Ju Qeveria e tenderëve njëburimorë?!

Ju jeni të mbështjellur në korrupsion.

Ju keni ardhë me premtimin ”HAJNAT NË BURG”, nëse ju po e dini kush është hajn pse po i leni të lirë??? – është shprehur Bajrami.

Exit mobile version