2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami i reagon Rizvanollit: Skandali i Krasniqit ju bën direkt përgjegjës juve, ai është eksponent i VV

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanoli, e cila tha se s’ka informacione lidhur me rastin e arrestimit të Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.

Sipas Bajramit, arrestimi i Krasniqit e bën e bën drejtpërdrejtë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje, meqë siç ka thënë, ai është “eksponent i Vetëvendosjes”.

“Rasti dhe skandali i Nagip Krasniqit ju bën drejtpërdrejtë përgjegjës juve për shkak se Nagip Krasniqi është eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje. Është personi që e ka shkru programin për energji për Lëvizjen Vetëvendosje, kryesyes I Komisioni t për Energji për VV. Ai ta ka draftu ty strategjinë e enegrji. Ai të ka ba ty që 15 muaj me marr vendim në këtë kuvend, me qenë me masa emergjente, me importu energji e me ba tendera të negocium. 100 milionë është dëmi i mosfunksionalizimit të Bllokut A5”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se faktet për arrestimin e Kryeshefit të KEK janë të ditura, duke e lidhur këtë me mosfunksionalizimin për nëntë muaj të bllokut A-5 të Termocentralit Kosova A.

“Ministrja tha që nuk ka informacione të detajume për rastin e arrestimit të z,Nagip Krasniqi. Por Ministre, faktet janë të ditura. Blloku A5 qe nëntë muaj është jashtë funksionit. Kostoja e energjisë së humbur për mosfunksionalizimin e Bllokut A5 është 770 mijë deri në 1 milion në ditë. Dje janë bë nëntë muaj prej që bllokun e ki jashtë funksioni dhe ju thatë që ky menaxhment i KEK e ka menaxhu krizën me pasoja minimale për konsumatorët”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe, Ministrja Rizvanolli tha se do të presin “faktet dhe informacionet”, para se të deklarohen.

Si po trajtohet në Çeki vdekja e papritur e tre diplomatëve dhe ish-ambasa…
“Në lidhje me rastin e bastisjes të djeshme, ne si Ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare. Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë, para se të shprehemi. Dhe gjithashtu do të jemi në kontakt me Bordin në lidhje me zhvillimet atje”, ka thënë Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës.

Rizvanolli goditi Prokurorinë për këtë arrestim, duke thënë se uron që të veprojnë kështu edhe për rastet e tjera që janë raportuar, që sipas saj janë 17, e për të cilat ka thënë se Prokuroria s’ka marrë ndonjë veprim.

“Uroj që dyshimet ndaj Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqi, uroj që eficienca e Prokurorisë në rastin e dyshimeve ndaj Nagip Krasniqit, të jetë e njëjtë edhe për rastet e tjera të cilat janë raportuar”, ka shtuar Rizvanolli.

Prokuroria Speciale ka njoftuar dje se është arrestuar Kryeshefi i KEK’ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Atij i janë bastisur edhe dy banesat e tij, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

“Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img