Site icon PrishtinaPress

Bajrami i reagon Bajqinovcit: Mefail po gënjen, po shpif, a ke ti ndonjë familjar që po merret me bujqësinë apo veç Fitorja?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci lidhur me akuzat për humbjen e rezervave shtetërore.

Bajrami ka thënë se Bajqinovci po gënjenë dhe po shpif.

“Me vjen keq për ju që pas katër viteve keqqeverisje nuk e keni një projekt. Bash asnjë projekt me tregu, me bo me gisht, me thanë se kjo është një shenjë e mirë që ia kemi lanë këtij vendi me 12 miliardë buxhet. S’ka projekt, por ka skandale e korrupsion me bollëk prej tregtisë me energji, rezervave sekrete e deri te grantet me familjarë, andaj po detyroheni me shpifë.” – ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Mefail, po gënjen, po rren po shpif

A ka njeri normal që të beson?

Me vjen keq për ju që pas katër viteve keqqeverisje nuk e keni një projekt. Bash asnjë projekt me tregu, me bo me gisht, me thanë se kjo është një shenjë e mirë që ia kemi lanë këtij vendi me 12 miliardë buxhet. S’ka projekt, por ka skandale e korrupsion me bollëk prej tregtisë me energji, rezervave sekrete e deri te grantet me familjarë, andaj po detyroheni me shpifë.

Ti Mefail përpos që je shpifës je edhe frikacak, sepse për katër vjet nuk e ke marrë guximin kurrë me u përballë me mua në Kuvend kur unë ju demaskoj propagandën që aq shumë ju dhemb edhe kur me kë përmendë e ke bërë kur unë s’kam qenë në seancë.

E ke marrë detyrë me shpifë dhe me thënë të pavërteta.

Të gjithë e dinë dhe është lehtë e gjurmushme që për grurin që po flet është rast i vitit 2019 në kohën kur unë s’kam qenë Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, kam qenë deputete në opozitë, por pse ti s’po thu emrin e përgjegjësit e po me bën mua ”përgjegjëse” për rastin besoj e din ti dhe ata që të kanë detyru me bë këtë.

Për rastin e Thesarit pavarësisht që me keni etiketu, hajnat janë në burg, një pjesë e parave janë kthy në Thesar, ndërsa drejtori i Thesarit me votën tënde është Guvernator në BQK, pikërisht aty ku ruhet krejt buxheti i Kosovës, andaj mjaft shpife.

NUK KAM ME U NDALË SË SHKATRRUARI PROPAGANDËN TUAJ, KOT E KENI.

Që katër vjet keni gjurmu dhe keni kërku të gjeni diçka nga koha e qeverisjes sime, por kot.

Unë flas ballëhapur sepse e di qysh kam punu. Sot e 100 vjet s’keni me gjet asgjë.

Po të kishe fytyrë kish tregu a erdh vaji e gruri i kohës suaj, që po e mbani sekret.

Deklarohu për grantet në bujqësi, a ke ti ndonjë familjar që po merret me bujqësinë apo veç Fitorja?

Exit mobile version