Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pasi legjislativi i ri zgjodhi kryetaren, por procesi u ndërpre në zgjedhjen e nënkryetarëve.
Bajrami përmes Facebook i cilësoi homologët e saj nga LVV-ja si ‘hipokritë’.
“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë: A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit? Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit? A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?”, ka shkruar ajo.
