Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot në një takim zëvendësministrin e sapoemëruar, Jusuf Thaçi.
Bajrami dhe Thaçi kanë biseduar për gjendjen në arsim dhe mundësitë për ta përmirësuar këtë gjendje në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji dhe inovacion.
Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Thaçi diskutuan për programin e Qeverisë së Kosovës, ku arsimi u tha se zë vend të rëndësishëm.
Ata u zotuan se do të punojnë së bashku për realizimin e këtij programi, i cili synon ofrimin e një arsimi më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.