Site icon PrishtinaPress

Bajrami e quan propagandë lëvdatën e Muratit për investimet kapitale

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas një postimi të ministrit aktual të Financave, Hekuran Muratit.

“Deri në vitin 2019, shumica dërrmuese e investimeve kapitale, 150-200 milionë euro në vit, kanë qenë pagesa për vetëm një projekt, atë të autostradës. Prandaj nëse merret edhe ky fakt parasysh, i bie që shuma e investuar për shkolla, spitale, kulturë, sport, siguri e ushtri, ka qenë shumë më e vogël sesa që mund të mendohet në shikim të parë”, ishte ky shkrimi I Muratit.

Ndërkaq ish-ministrja, i quan këto propaganda, njofton Klankosova.tv.

“Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qEnë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar Bajrami.

Ajo thotë se ministri po krenohet me me ivestimet kapitale të komunave, ku sipas saj në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishuar, por që për komuna asnjë meritë nuk e kanë sipas Bajramit, sepse thotë se veç pengesa u ka bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë.

“Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”.

Exit mobile version