Site icon PrishtinaPress

Bajrami e Jasharaj nënshkruajnë kontratën e re kolektive të arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të nënshkruajnë sot Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë.

Me këtë Kontratë përcaktohen të drejta të posaçme dhe obligimet e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, të drejtat dhe obligimet e  punëdhënësit, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve nënshkruese.

Exit mobile version