Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar deputët që po kërkojnë rritje pagash. Ajo thotë se duhet ta kemi parasysh që ka rënie të të hyrave në të gjithë sektorët shkaku i pandemisë.
“Do të ishte gënjeshtër e madhe nëse premtojmë rritje pagash. Buxheti ka ra shkaku i pandemisë. Është mirë të flasim realitetin, ta flasim situatën në të cilën jemi”, ka thënë Bajrami/periskopi.