2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Demaçi kërkoi të shuhen partitë, të mbetet vetëm UÇK-ja

Hakif Bajrami, ish-bashkëpunëtor i veprimtarit Adem Demaçi, ka thënë se Demaçi ka kërkuar që partitë në Kosovë të shuhen, për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Posa Jugosllavia e tretë filloi me krime më të mëdha, Adem Demaçi na tuboi të gjithëve që ishim rreth tij dhe u deklarua se ‘më partitë nuk kanë kurrfarë funksioni, të gjithë duhet të kyçemi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’, e cila doli publikisht më 27 nëntor 1997”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Bajrami tha se Demaçi, para shumë diplomatëve dhe gazetarëve të huaj, e paraqiti UÇK-në në mënyrë të dinjitetshme.

“Posa ke hy në zyrën e Adem Demaçit, çdo gazetar e ka fotografuar Kartën e Kombeve të Bashkuara. Adem Demaçi aty ka pritur dhjetëra diplomatë duke filluar nga Hoolbroku e deri tek diplomatët evropianë, e ka prezantuar në mënyrë të denjë luftën e UÇK-së, e cila na ishte imponuar, sepse ne nuk kemi pas përtej trojeve tona ku të shkojmë. Në asnjë mënyrë Adem Demaçi nuk ka propaganduar më pak se liri e më shumë se bashkim kombëtar”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img