-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Brenda një dite nënshkruhen 5 tendera sekret, prokuroria të ndëshkoj këtë lloj të korrupsionit

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka alarmuar për vazhdimin e trendit qeveritar për të nënshkruar kontrata njëburimore.

Ajo ka treguar se vetëm për një dite janë nënshkruar 5 kontrata sekrete.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se Prokuroria duhet të ndërmerr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj të korrupsionit.

“Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore. Vetëm sot Komisioni Rregullativ i Porkurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë! I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerrr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupcioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të dëtyres zyrtare dhe po deformohet konkurrrenca e drejtë në treg.”, ka shkruar ajo duke përmendur emrat e institucioneve që kanë nënshkrua kontrata në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img