10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Adem Demaçi themeloi asociacionin që quhej Dardania

Bashkëpunëtori i Adem Demaçit, Hakif Bajrami, ka thënë që Demaçi e kishte shkruar programin e Ballkanisë e më pas edhe e kishte themeluar një asociacion që quhej Dardania.

“Adem Demaçi e pati shkruar atë programin e Ballkanisë. Unë e kam lexuar dy herë atë. Ai program ka qenë që të themelohet një federatë, përkatësisht një konfederatë e shteteve Ballkanike ku Kosova si federatë në kuadër të asaj federate kurrë të donte ka pasur të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë

“Me një vendim ose të parlamentit ose të referendumit. Jo me u mbajtë referendum në kuadër të Serbisë. Jo, jo, por në kuadër të Kosovës”.

“Edhe dihet, 98 për qind popullsia shqiptare edhe fiton ajo. E dyta. Adem Demaçi e pati themeluar një asociacion që quhej Dardania. Aty i pati tubuar shkencëtarët më të mëdhenj shqiptarë kuptohet nga viset shqiptare sepse ishte çështja kombëtare ku kanë ardhur edhe të tjerë. Ka ardhur që të na dëgjojë edhe Kushneri”./Klan Kosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img