Site icon PrishtinaPress

Bajrami: 9 Maji nuk do të duhej të figuronte si ditë feste

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, vlerëson se 9 maji që njihet si Dita e Evropës nuk do të duhej që të figuronte si si ditë feste.

“Kjo çështja e ditës së 9 majit që është ditë feste në Kosovë ndërsa në Bashkimin Evropian nuk festohet më si ditë feste, kjo ditë është hequr veç e veç nga shtetet përkatëse dhe kjo tek ne qëndron ende për shkak se është ligj me interes vital – festat zyrtare dhe duhen 2/3 e minoriteteve për ta ndryshuar ligjin”, tha Bajrami.

Bajrami, i ftuar në Info Magazine, tha se megjithatë Kosova ka mjaftueshëm ditë festash.

“Nuk do të duhej të ekzistonte si ditë feste, duhet shënuar di të e Bashkimit Evropian – por jo si ditë feste. Ne kemi mjaftueshëm ditë festash në Kosovë”, tha Bajrami.

Exit mobile version