“Për më tepër se 13 vite kanë ndodhur 55 humbje jetë të grave. Nga aspekti ligjor në natën kritike dhe më pas indiciet ishin që kemi të bëjmë me një grabitje, më pas natyrisht mbi bazën e aktivitetit të mirë të policisë në koordinim edhe me prokurorin arritën që në periudhë rekorde të identifikohen kryesit potencial të kësaj vepre sikurse edhe u rikualifikua vepra nga vepër penale e grabitjes me pasojë vdekjen në vrasje të rëndë e të tillë e përcakton neni 173 i Kodit Penal. Natyrisht mbi bazën e asaj qka kemi parë së paku për njërin e përfshirë në këtë proces, për dorasin mund të ketë qenë përfitimi pasuror e që e bënë si vrasje të rëndë, natyrisht edhe përfshirja e personit të tretë, çdokush i cili përfshihet me mbështetje me ndihmë në kryerjen e një vepre penale, natyrisht është i barabartë sikur ta kishte kryer vet. Natyrisht që pastaj janë rrethanat determinuese ato që do ta përcaktojnë motivin që e ka shtyrë bashkëshortin për ta kryer, është në lartësinë e dënimit pasi e përcakton 10 vite ose deri me burgim të përjetshëm, u mbetet organeve të drejtësisë që ta kualifikojnë shkallën e dënimit”, tha Bajraktari.Ai tha se ajo çfarë duhet të bëhet aktualisht është të inkurajohen organet ligjzbatuese që ta kryejnë punën e vet dhe të besohet në efikasitetin e tyre.