1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bajraktari i del në mbrojtje kolegut Shala: Pacienti nëse nuk do të operohej, shansat i kishte zero për të shpëtuar

Kardiologu Gani Bajraktari, i ka dalë në mbrojtje kirurgut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Kushtrim Shala, për të cilin pati reagime pas vdekjes së pacientit disa orë pas operimit.

Në fakt, Shala pasi kishte kryer operimin e pacientit me disa doktorë tjerë, kishte shpërndarë detaje në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur si intervenim  të suksesshëm.

Siç ka thënë vetë ai në postimin e tij në Facebook, ky është nga operacionet e rralla që kryhet kryesisht në qendra te mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës.

E kardiologu Bajraktari, e ka mbështetur plotësisht kolegun e tij, kardiokirurgun Shala.

Sipas Bajraktarit, pacienti që ka vdekur të entjen, ishte me disekacion aorte të rënduar, tek i cili vdekshmëria rritet rreth 2% për çdo orë vonese.

“Unë sonte quhem Kushtrim. Mjeku dhe kolegu i nderuar dr Kushtrim Shala (e njof pak, kurrë nuk kam ndejtur më të, sigurisht ndonjë student i shkëqyer i imi, sepse zakonisht të tillët marrin specilizimin e kardiokirurgjisë), pasi ishte gjindur para një sfide që vetëm ata që e dijnë arrijnë ta kuptojnë: pacientin me disekacion aorte të rënduar, tek i cili vdekshmëria rritet rreth 2% për çdo orë vonese, e tek i cili rreziku për humbje jete edhe nëse i nënshtrohet operacionit është dhjetëra përqind edhe në Klinikat më prestigjioze në botë”, tha Bajraktari.

Ai sqaroi se pacienti në fjalë nëse nuk operohej, shansat i kishte zero për të shpëtuar, e nëse operohej i kishte shansat mbi 50% që të shpëtonte!

“E ç’bëri Kushtrimi i shkretë: gjënë e vetme që duhej ta bënte – të fuste në sallë pacientin e pafat, i cili nëse nuk operohej shansat i koshte zero për të shpëtuar, e nëse operohej i kishte shansat mbi 50% që të shpëtonte!  Përditë kemi raste të tills në kardiologji tek pacientët me infarkt akut dhe shok kardiogjen, që nese NUK e fusim në sallë pacienti vdes gati 100%, e nëse e fusim në sallë shansat për të shpëtuar janë rreth 50%”, tha tutje.

Kardiologu Bajraktari shtoi se Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë.

“Gjithmonë, personalisht rekomandoj opcionin e dytë, anipse mosfutja në sallë e një pacienti të tillë që 100% do vdes, do më ”shfajsojë” tek opinioni i kontaminuar mjekësor e jo-mjekësor në Kosovë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhene kete detyre duke e vene kujdestar per raste urgjente (sic ishte rasti i pacientit fatkeq)”, shprehet ai.

Po ashtu theksoi se do të ishte veper e rëndë penale nëse dr. Kushtrimi do ta bënte të kundërten, pra do të refuzonte intervenimin ndaj pacientit.

“Ai bëri një veper heroike për 10 orë pune (imagjinojeni 10 orë operacion) për të shpëtuar një jetë njeri! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit të komplikuar ai bënë një postim (që edhe mund të ketë shkelur rregulloret e QKUK-së, shkelje minore etike për mua)”.

“Per fat të keq pacienti paska përfunduar me vdekje disa orë pas opercionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe të plotë pacientë kardiak në Kosovë)!

Postimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img