Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë deri në 85 kilogramë në Kampionatit Evropian në bodybuilding dhe fitness.
Ky Evropian u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.
Sukses të madh arriti edhe Betim Krasniqi, që u shpall nënkampion, në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Flamur Rexhaj, doli i katërti në kategorinë deri në 100 kilogramë, ndërsa Granit Kuleta i gjashti në kategorinë deri në 95 kilogramë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar suksesin e garuesve kosovarë të bodybuildingut dhe Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës.