3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bajra: 100 pikëshi i LDK do të duhej të ishte plan për përmirësimin e gabimeve në të kaluarën

Në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin, për planin 100 pikësh të LDK-së, ka folur edhe profesori universitar, Ujkan Bajra. Ai ka thënë se një program i tillë i LDK-së duhet të korrigjoj gabimet e të kaluarës, jo vetëm të LDK-së por edhe të subjekteve të tjera. Por thotë se në përmbajtje nuk duket se ka një component të tillë.

“Pra popullata do të duhej të kishin një dokument me një përmbatje më të vërtet më real dhe më mirë të realizuar, çka në të vërtet është edhe pritje e imja. Ky program duhet të korrigjoj gabimet e të së kalurës, jo vetëm të LDK-së po të gjitha subjekteve tjera. Në përmbajtjen e vet nuk duket se e ka këtë komponent”, ka thënë profesori Bajra.

Tutje profesori Bajra ka pasur edhe vrejtje sa i përketë shifrave të rritjes ekonomike për të cilat ka thënë se nuk mjafton vetëm me thënë se rritja do të jetë 4 – 5 %, pasi aty duhet të specifikoheshin edhe çështja e punësimit, politikave fisklave dhe politikave që do të duhej t’i përmbaj program dhe objektiva se ku po dëshiron LDK-ja të mbërrij me këtë plan pas katër viteve.

“Si konkludim program duhet të dallohet qart nga ato që i propozojnë të tjerët edhe nga ajo që është propozuar në të kalurën. Do të duhej të paraqitnin një orientim strategjik të qartë për Kosovën në katër vitet e ardhshme. E them këtë sepse këtu ka shumë projekte që janë të komunave dhe ky është plan që po të zbatohet dhe ka një kosto, ndërsa shifrat që jan paraqitur për rritje ekonomike janë në shthurje me atë që është paraqitur në program”, ka thënë tutje profesor Bajra.

Në anën tjetër, deputetja Hikmete Bajrami ka mirëpritur vërejtjet e profesorit Bajra ndërkohë që ka shtuar se 100 pikëshi i LDK-së është një dokument prej 300 faqeve i cili në tërësi do të publikohet në fund të tetorit apo fillim të nëntorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img