-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bajqinovci “zbulon” një rast korruptiv: Ky është një prej skandaleve të shumta të ish-qeverisë së PAN-it

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar të shtunën se ish-Qeveria Haradinaj i kishte ndarë rreth 900 mijë euro sipas tij në mënyrë anti-ligjore, për një koncert më 17 shkurt të 2018-s.

Sipas tij, kabineti i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kishin bërë porosi të furnizimeve me “shërbime marramendëse”.

“Afër 900,000 euro i kishte nda nga linja e subvencioneve, krejtësisht në mënyrë të kundërligjshme, Kabineti i Qeverisë Haradinaj-PAN-it në 2018 për një koncert për 17 shkurt 2018. Pa procedura të hapura, pa kontrata, me kompani të shokëve dhe shoqeve siç dinin ata, Kabineti i ish Presidentit Thaçi (të intervistuar nga Policia dhe Prokuroria) dhe Kabineti i Haradinajt, kishin bërë porosi të furnizimeve e shërbimeve me çmime marramendëse”, shkroi ai në Facebook

Ai thotë se përmes një vendimi, Qeveria Haradinaj atëkohë i kishte bartur këto mjete në ministrinë e Kulturës dhe e kishte obliguar këtë ministri të paguanin gjithë atë përmbajtje transaksionale që thotë se e “kishin lëvruar shefat e mëdhenj”.

Prandaj, ai u shpreh se prokuroria të premten ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarë të lartë të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ata siç u shpreh Bajqinovci, dyshohen të jenë të përfshirë në keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro që institucionet kishin ndarë për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Bajqinovci ndër të tjera u shpreh i habitur se si janë larguar nga procedurat hetimore zyrtarët e lartë politikë që sipas tij, kanë nxjerr vendime të jashtëligjshme, transmeton Paparaci.

“Aktakuza është ngritur ndaj një ushtruesi të detyrës së sekretarit, një ish- sekretari, një drejtori. Më shumë se 3 vite hetime dhe dje aktakuza për zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës por jo për zyrtarët e Kabinetit Haradinaj dhe Thaçi. Në fund, si është e mundur të largohen nga procedura hetimore niveli politik që kishte nxjerrë vendime të kundërligjshme e që kishin bërë porosi me shpenzime marramendëse dhe akuzuan zyrtarët e MKRS që kishin pranuar të zbatonin këto urdhëra të kundërligjshme”, tha ai.

“Prandaj i turren këta Gjykatës Kushtetuese sa herë që ne synojmë të zhbëjmë drejtësinë selektive dhe të sjellim drejtësinë për të gjithë njësoj. Sikurse mund të shihet, përveç një media, në asnjë media nuk e kam lexuar ose të jetë publikuar ky rast, e në fakt është njëri prej skandaleve të shumta të ish qeverisë së PAN-it”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img