Sipas deputeti të LVV-së, Mefail Bajqinovci, vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns, nuk kishte të bënte me çështjen e urës mbi Ibër.
Gjatë një interviste në RTK, ai madje “siguroi” se me hapjen e saj “nuk cënohet asnjë ushtar”.
“Shefi i CIA-s nuk ka ardhë për urë, por nuk cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës, asnjë”, tha ai.