6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Bajqinovci: Probleme me PDK-në kemi pasur nga viti i kaluar

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, ka folur rreth prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së pas dy vjet bashkëqeverisje në kryeqytet.

Bajqinovci që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha në Rubikon në Klan Kosova se problemet me partnerin e koalicionit nisën vitin e kaluar.

“E kemi pasur një problematikë vitin e kaluar në muajin gusht, ku pozita e humb shumicën në Kuvend. Dhe realisht pas asaj situate, situate të vështirë rikthehemi pas një muaji e diçka rikthehemi dhe shfaqet problematika tjetër, ku opozita e konteston zgjedhjen e kryesuesit dhe kërkojnë që organet më të larta ligjore ta procesojnë tutje, dhe nuk kanë marrë pjesë në disa takime”, tha ai.

“Kjo ka qenë një fazë e vështirë e cila e ka dobësuar punën në Kuvend. Vendimet të cilat merren sigurisht që janë më të mira kur shumica është në Kuvend. Pastaj në fundvit, na shfaqen sërish problematikat, ku partneri nuk merr pjesë në tri seanca, një ka qenë e jashtëzakonshme dhe dy të rregullta”, theksoi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img