Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita ka mbetur mes dy zjarresh.
Opozita, sipas tij, duhet të koncentrohet e të përcaktohet “Ose sovraniteti ose shpifjet që as nuk u sjellin vota e edhe na e dëmtojnë pozicionin tonë shtetëror.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Opozita ka mbetur mes dy zjarresh: po duan të duken për shtet ligjor e me sovranitet, mirëpo në të njëjtën kohë po përhapin dezinformata e po tentojnë ta krijojnë valën e dështuar për anti-amerikanizëm.
Opozita duhet të koncentrohet e të përcaktohet: Ose sovraniteti ose shpifjet që as nuk u sjellin vota e edhe na e dëmtojnë pozicionin tonë shtetëror!
Opozita është në pozicion të pavendosur e do të ishte mirë që të mos vendosin të rrinë në këtë pozicion, por të rreshtohen në anën e drejtë, të ligjshmërisë, integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror!