Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi është arritur një dakordim në Ohër mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Përmes një shënimi në Facebook, ai e ka mbrojtur marrëveshjen derisa ka thënë se e njëjta e zhbën “Zajednicën” e vitit 2013 dhe 2015.
“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues”.
“E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve”, ka shkruar tutje deputeti i LVV-së.